Shperndaje në Facebook.

Vdes gjatë sulmit në Stamboll duke mbrojtur të fejuarën nga plumbat. Mesazhi i saj i përlot të gjithë (Foto)


loading...

Loading...
Mustafa Sezgin Seymen dhe e fejuara e tij Sezen Arseven ishin mes 500 personave që kishin zgjedhur të festonin natën e ndërrimit të viteve në club “Reina” në Stamboll, por dora gjakatare e atentatorit i ndau përgjithmonë.
Një nga gazetat më të mëdha turke, “Hurryet” shkruan për historinë fatkeqe të çiftit që prisnin të martoheshin gjatë 2017-ës, por që u ndanë pa dëshirë mbrëmë, kur një anëtar i ISIS hapi zjarr dhe la të vdekur 39 persona, mes tyre edhe Mustafai, i cili i doli plumbave para për të mbrojtur të fejuarën e tij, Sezen Arseven, e cila mbeti e plagosur.

Po sipas “Hurryet”, e fejuara e Mustafait ka emocionuar mjaft persona me anë të një poezie të ndjerë kushtuar njeriut të zemrës, poezi e cila është shpërndarë menjëherë në rrjetet sociale dhe ka bërë shumë njerëz të përloten.NË VARGJET E SAJ VAJZA SHPREHET:

“Nga vendi ku shkuam bashkë, po kthehem e vetme
Personi që kujdesej që unë të isha gëzuar e me plot dashuri,
Që edhe në gjumë më dhuronte puthje,
Në këto momente ka mbetur vetëm kujtim në foto
Do të pres në vendin që gjithmonë më prisje!
Dashuria jonë mbeti në gjysmë…bashkëshorti im!
Miq, kam humbur dashurinë e jetës sime!

Goditja për familjen e Mustafait bëhet edhe më e madhe pasi 22 vjet më parë ata janë goditur nga një tjetër sulm terrorist. Ensign Ali Ihsan Seymen, pjesë e xhandarmarisë është vrarë në moshën 23-vjeçare, në një shkëmbim zjarri me terroristët. Sipas Hurryet, ai ka lidhje familjare me Mustafa Sezgin Seymen.

loading...
Shperndaje në Facebook.