Shperndaje në Facebook.

Sekuestrohen 500 kg kanabis në Vlorë

Pas sekuestrimit të skafit me 1.9 ton lëndë narkotike kanabis sativa rreth 11 kilometra pranë brindisit, janë sekuestruar edhe rreth 500 kilogramë kanabis pranë vendit të quajtur “Plazhi i Dafinës”, pranë Karaburunit.

Policia e Shtetit njofton se droga është gjetur pas operacionit të përbashkët me policinë italiane.

Delta Forcë ka konstatuar rreth orës 13:30 minuta 17 pako të mëdha me lëndë narkotike të dyshuar kanabis sativa, me peshë rreth 500 kilogramë, transmeton tch.

Lënda narkotike është transportuar për në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë me mjetin lundrues Delta Force, ku dhe do kryhet peshimi i saj.

Shperndaje në Facebook.