Shperndaje në Facebook.

Psikologët: Ja përse çiftet qëndrojnë bashkë edhe në lidhje të këqija


loading...

screenshot_1-2-780x439

Loading...

Të gjithë e dimë çfarë do të thotë një lidhje e keqe. Kur nuk ka më pasion, nuk ka shkëndija dashurie, rutina ju ka pushtuar dhe ndjeheni sikurse nuk po ju pëlqen më njëri-tjetri – kjo është lidhje e keqe.

Edhe nëse keni mjaftueshëm fat dhe jeni martuar me dashurinë e shkollës së mesme, e ende jeni kokë e këmbë në dashuri, ju me siguri se njihni disa miq që kanë një lidhje të keqe, transmeton Telegrafi.

Por, përse njerëzit qëndrojnë bashkë edhe në lidhje të tilla, pa dobi dhe pa lumturi? A është frika e ndryshimit, apo thjesht vetmia është gjë e keqe?

Një studim i publikuar në revistën Curreny Psychology ka hetuar arsyet prapa kësaj dukurie, dhe ata mendojnë se kanë zbuluar një përgjigje.

suicide-squad

Hulumtimi, i cili ka përfshirë afër 1,000 njerëz, i ka ndarë ata në katër grupe:

– Grupit të parë i është krkuar të imagjinojnë se janë në një martesë të pa lumtur

– Grupit të dytë i është kërkuar të imagjinojnë se janë të martuar qe një vit

– Grupit të tretë i është kërkuar të imagjinojnë se kanë blerë një shtëpi së bashku, pra kanë investuar financiarisht në të

– Dhe grupit të katërt i është kërkuar të imagjinojnë se janë duke u përpjekur shumë për ta mbrojtur këtë martesë hipotetike

Rezultatet kanë zbuluar se 35 për qind e njerëzve që kanë investuar para apo mund në martesë, do të qëndronin me bashkëshortin e tyre, përderisa vetëm 25 për qind e grupit të parë dhe grupit të dytë kanë deklaruar se do të mbetnin bashkë.

Pra, kjo ka shpirë hulumtuesit të konkludojnë se nëse ndjeheni që keni investuar para apo mund në martesë, ju do të qëndroni prapë bashkë. Sipas tyre, këto gjëra i vlerësojmë më shumë se dashurinë dhe lumturinë. Mjaft dëshpëruese, apo jo

loading...
Shperndaje në Facebook.