Mijëra kosovarë kanë mbetur të bllokuar në kufirin Kroaci-Serbi, ja çfarë po ju kërkohet (Foto)


loading...

loading...
Ky është kufiri Kroaci-Serbi ku mijëra kosovarë kanë mbetur të bllokuar për më shumë se 7 orë.
Lexues te lajmi.net kanë thënë se ata nuk po lejohen të hyjnë në Serbi pasi që policia serbe po ju kërkon letrat e hyrjes në Serbi përmes të cilave “nuk predikohet statusi i Kosovës”.

Këto letër ishte pjesë e marrëveshjes së Brukselit për lëvizjen e lirë të kosovarëve nëpër territorin e Serbisë.

Situata në kufirin Kroaci-Serbi vazhdon të jetë e njëjtë dhe se kosovarët me pasaporta dhe shtetësi të Kosovës ende nuk po lejohen të hyjnë në Serbi e më pas të arrijnë bë Kosovë.

Lëvizja e kosovarëve nëpër serbi bëhet vetëm me letërnjoftim, por në momentin që hyn në kufi shtetasve të Kosovës iu lëshohet një dokument nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, ku thotë se nuk prejudikohet statusi i Kosovës.

Të njëjtin duhet ta prezantoni edhe gjatë daljes, ndërsa mërgimtarët që nuk e kanë këtë letër kanë hasur në telashe dhe kanë ngecur në kufi.

Lexues të lajmi.net kanë treguar se janë më shumë se 2 mijë vetura që janë duke pritur në kufi, dhe që nuk po lejohen të kalojnë

loading...