Kërkesa e veçantë e të riut nga Tirana: Dua kredi për të blerë një person


loading...

loading...

AUTORI:KLAUDIO NDRECA

Lekë, para dhe karta krediti.

Trinomi i ditëve të sotme nuk është asgjë më tepër sesa kaq. Asgjë e ekzagjeruar, asgjë joreale. Mjafton të dilni njëherë vërdallë nëpër Tiranë, do t’iu marrë malli të shihni një femër të bukur përkrahë një bashkëmoshatari të saj, të cilët janë duke ecur rrugës në këmbë. Nëse kjo ndodh atëherë dijeni se jeni një person i bekuar nga Zoti. Dikur “sëmundje” gripale e cila mund të kalonte dhe tani e shndërruar në “epidemi”. Sa keq. Sa keq që vlerat dhe cilësitë e njeriut dhe personit në ditët e sotme shumëzohen me 0. Sa keq që jetojmë në këtë kohë materialiste. Dikur ngjyra e preferuar e kuqja e ndezur, ndërsa tani ajo “lejla”. Jo krejt rastësisht. Kjo ngjyrë ka aftësinë magjike të shndërroj njerëz, të shndërroj fytyra, të shndërroj jetë dhe çdo gjë tjetër. Ndërsa të tjerat nuk e kanë këtë magji. Teksa e mendon në këtë anë e kupton sesa e poshtër është kjo lloj kohe dhe sa e shtirur që është, ku sinqeriteti dhe vërtetësia janë thjeshtë dy fjalë më tepër fjalori. Por gjithmonë medalja ka dy anët e saj.

Ndoshta njeriu ka filluar ta çmojë më tepër nga çduhet jetën, teksa dëgjon për gjithë këto humbje jete njerëzish që kanë ndodhur dhe po ndodhin këto kohë dhe këtë jetë të vetme që kanë fatin ta jetojnë, kërkojnë ta jetojn në komoditet maksimal për ta bërë sa më të paharueshme. Nuk është vetëm natyra e femrave e tillë. Por vetë njeriu sot po humb vlerat dhe po shkon drejt këtij lloj fenomeni. Sot ka dhe mjaftueshëm djem të cilët shoqërohen me “shokë” vetëm për shkakun e jetës së tyre luksoze dhe makinave të tipit të fundit që ato kanë. Shokë me përfitime të ndërsjellta që nuk i lidh asgjë më tepër sesa kaq. Sërisht shtirje. Sa keq. Dhe pse personi më i pasur i botës nuk e bleu dot pavdekësinë dhe nuk ka marrë asgjë më tepër nga të tjerët “me vete”, dhe pse persona që kanë pasur lekë të blejnë gjithë botën përfundojnë të vdekur nga overdoza për shkak të stresit, këta njerëz ende nuk po e kuptojnë se këtë botë nuk ke për ta pushtuar kurrë në këtë mënyrë. E kush e ka pushtuar që ta pushtoni ju?

Merreni të gjithën si lojë, vijmë dhe ikim pa dëshirën tonë, pa na pyetur kush. Të gjithë me të njëjtin fillim dhe të gjithë me të njëjtin fund. Të paktën në këtë pikë jeta është treguar “zemërgjerë” dhe na ka bërë të barabartë. Ndryshe gjërat do ishin akoma më shumë katastrofale se kaq. Je njeri i ditur? Je i zgjuar? Mendon se je dikush shumë më lartë në vlera se shumë të tjerë? Mundohesh të bësh mirë gjithmonë në jetën tënde duke ndihmuar gjithmonë të tjerët, e ndonjëherë duke e tepruar e duke harruar veten? E kujt po i intereson e gjitha kjo? Në fund të ditës moralin për jetën dhe Zotin do ta bëj gjithmonë një i burgosur i cili i ka marrë jetën disa personave duke tentuar të jetë “Zoti” për ta, dhe një femër e cila nuk ka lënë baba apo gjysh pa shkuar, por që në fund të flet për Zotin pa qenë e zonja e vetes. U lodha, mjaft me kaq. Po shkoj në bankë. “Përshëndetje, dëshiroj një kredi për të blerë një person. Sa është interesi, ju lutem? ”.

 

loading...