Shperndaje në Facebook.

Kastro Zizo i shastis të gjithë: Kam vrarë një familje me 10 anëtarë


Kantautori Kastro Zizo ka publikuar gjatë ditës së sotme një status me mjaft humor në të cilin është shprehur sesi ka “vrarë” një familje merimangash.

Ai i ka habitur ndjekësit me këtë postim mjaft të gjatë në rrjete sociale:

“Mallkimi i Merimanges qenka mizor. Keto dite kam vrare mbi 10 antare te nje familje Merimangash qe jetonte ne shtepine time. A i benin keq dikujt?! A benin pis diku?! A me bezdisnin me kenget e tyre?! Sigurisht qe jo…

Dhe une vrasesi katil qe zbulova se jeta e tjetrit merret nga frika e fobia per dike qe se njeh! VRASES! VRASES! Nje turme zerash ma turfullonte koken…

Mos isha çmendur?!! Ky mendim qe gjithe jeten me mundonte me ne fund kishte ardhur….por jo…nuk ishin zerat e çmendines ne koken time por nje bande e mireorganizuar Mushkonjash qe tashme pas vrasjes se familjes se gjore “M” po bente kerdine ne trupin tim…

Mallkimi i te “gjorave” ishte i madhe!

Nuk kam problem gjakun qe me pine, se thone qe kam me bollek…problem kam se pasi me thithin ato me pshurrin dhe shkojne si zonja “Lajkatare”…trupin e kam te veshur me arome urine!…gjaku me gjak e shurra me shurre…keto ishin fjalet qe degjova nga nje fantazem Merimange qe endet neper cepin e banjos plot jete! Morali: …. hmm, ka dhe me keq!

Javen e mbare…,”-përfundon postimi i Kastros në rrjete sociale.

Shperndaje në Facebook.