Shperndaje në Facebook.

E kishin pasur të ndaluar të martohen, por e kurorëzojnë dashurinë 65 vite pas (Foto)


loading...

wedding-rings-marriage-married-man-woman-hand-0-780x439

Loading...

Rruga e dashurisë së vërtetë asnjëherë nuk është e thjeshtë. Të paktën këtë e thonë miqtë të cilët ndahen nga partneri gjatë ditës së Shën Valentinit.

Por, çfarë i thoni dikujt që e ka pasur të ndaluar të qëndrojë pranë dashurisë së vërtetë për më shumë se gjashtë dekada?

Fotografia e Davy Moakes, 86 vjeçar, dhe Helen Andre, 82 vjeçare, është postuar në llogarinë e Instagram-it The Way We Met, ku veçse ka mbledhur më shumë se 20,000 pëlqime, transmeton Telegrafi.

Sipas postimit në fjalë, çifti ishin takuar dhe kishin rënë në dashuri në kolegjin e artit, dhe pastaj Davy i kishte propozuar martesë në vitin 1951. Megjithatë, prindërit e Helen e kishin ndaluar atë të martohet, duke u frikësuar se aspiratat e karrierës së Davyt për t’u bërë artist do ta linin çiftin të ballafaqohej me probleme financiare.

Dyshja ishin ndarë dhe ishin martuar me njerëz tjerë. Helen ishte martuar tri herë, përderisa Davy ishte martuar dy herë. Megjithatë, më mizorja kishte qenë fakti se Davy kishte thënë që as nuk dëshironte të bëhej një artist, por planifikonte të bëhej mësues.

Sipas The Sun, Helen kishte qenë vetëm 19 vjeçe kur nëna e saj e kishte ndaluar të martohej me Davy dhe ajo kishte mbetur me zemër të thyer. Dyshja kishin filluar prapë kontaktet kur Helen kishte gjetur një skulpturë të punuar nga djali i Davyt në fshatin ku ishin takuar ata për herë të parë.

Vajza e Helen e kishte kërkuar Davyn në rrjetet sociale – ku veç kishte qenë i martuar asokohe, por gruaja i ka vdekur para thuajse dy viteve – dhe vetëm javën e kaluar është martuar me Helen.

Helen kishte thënë:

“Nuk mund të jem më e lumtur, të gjitha ëndrrat e mia janë bërë realitet. E kam dashuruar Davyn tërë jetën time, por tek tani e kam atë. Po e shijojë çdo minutë të kësaj kohe. Po ndjehem si një adoleshente dhe më duket sikurse asgjë nuk ka ndryshuar”.

loading...
Shperndaje në Facebook.