A e dini çfarë ka bërë Vin Diesel për nder të Paul Walker?


loading...

loading...
Nuk ka dyshim se Vin Diesel u pikëllua shumë kur miku i tij më i mirë dhe bashkë-aktori në filmin Fast and Furious, Paul Walker, vdiq në një aksident me veturë më 2013.
Kur aktori kishte shpërndarë një fotografi në Facebook të një tatuazhi të ri që e kishte bërë në shpinë, fansat e tij u befasuan kur kuptuan se sytë në tatuazh ngjanin me sytë e Paul Walker.

Në fotografitë e Vin Diesel të publikuara online, mund ta shihni një tatuazh të madh që mbulon pjesën e lartë të shpinës së aktorit, që mban një palë krahë engjëlli me një palë sy në krahë, transmeton Gazeta Express.

Diesel nuk e ka konfirmuar ose mohuar se sytë në tatuazhin e tij janë të mikut të tij, por nëse e shikoni mirë, sytë me të vërtetë i ngjajnë syve të aktorit.

Kjo padyshim se është një mënyrë e mrekullueshme për ta mbajtur në mend një mik.

loading...